Deliu-Qeverisë: Aman mos na bëni horë, vetëm sherrin jemi duke jua parë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë vizioni dhe ka thënë se PDK-ja kërkon një qeverisje të re, gjersa ka shtuar "Aman mos na bëni horë, vetëm sherrin jemi duke jua parë"

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu





Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra në seancën e 17 nëntorit në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosadresim të problemeve dhe sipas saj kjo “qeveri nuk ka vizion”.

Ajo ka përmendur edhe raportimin e mediave se Togu i Gardës Ceremoniale ka bërë nderime për të rënët serbë të vitit 1912, ani pse ka pasur një reagim publik nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës duke theksuar se “asnjëherë nuk nderohen të rënët serbë”.

Sipas saj, për këtë rast nuk kanë asnjë faj ushtarët e FSK-së sepse ata vetëm i përgjigjen detyrës së tyre, kështu duke kërkuar dorëheqje nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Nëse është bërë me vetëdije të plotë, akt i dorëheqjes nga ministri Svecla e kryeministri Kurti do të ishte adresimi i përgjegjësisë institucionale, në një vend normal me përgjegjësi, një kërkim falje publike do të ishte më e pakta që do duhej kërkuar”, ka thënë ajo.

Ajo ka kritikuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, përkatësisht ministren e këtij dikasteri, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Donika Gërvalla ska të ndalur me gafat e saj, është kaq larg rrjedhës së ngjarjeve sa që bëhet gaz me deklaratat e saj për BE e NATO për shpërthimin raketor në Poloni për të mbuluar deficitin e saj të punës”, ka vijuar ajo.

Ndër të tjera, ajo është adresuar në emër të PDK-së duke theksuar se “Kosova meriton qeverisje tjetër”.

“Aman mos na bëni horë, vetëm sherrin jemi duke jua parë”.

Kritikohet reagimi i gabuar i ministres Gërvalla për raketën në Poloni

 





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika