Miratohet në lexim të parë buxheti për vitin 2023

Deputetet e Kuvendit të Kosovës





Deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2023.

Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 65 deputetë, nga ta 64 kanë votuar pro projektligjit, një ka qenë kundër dhe nuk ka pasur asnjë abstenim.

Partitë opozitare të cilat gjatë ditës e kishin kundërshtuar këtë projektligj duke e kritikuar për mangësi, nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ndërkaq, vota kundër ishte e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili këtë veprim e kishte paralajmëruar edhe më herët.

Ai ishte shprehur se ky projekt buxhet dëmton sigurinë e vendit dhe se po anashkalon veteranët e luftës, sigurimin e policisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Buxheti i Kosovës për vitin 2023 pritet të jetë 3,2 miliardë euro, ishte miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës e cila është mbajtur gjatë muajit tetor të këtij viti, kurse në seancën e sotme është miratuar në parim.





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika