AME ngrit nivelin e gatishmërisë emergjente, përforcohen ekipe shtesë në teren

Agjencia e Menaxhimit Emergjent(AME) ka njoftuar se është ngritur niveli i gatishmërisë emergjente pas vërshimeve nga reshjet atmosferike

Vërshimet





Agjencia e Menaxhimit Emergjent pas vërshimeve nga reshjet atmosferike ka thënë se është ngritur niveli i gatishmërisë emergjente.

AME ka thë thënë se i gjithë kapaciteti reagues nga niveli lokal dhe i AME-së është vënë në veprim, ku rrjedhimisht edhe situata aktuale paraqitet si në vijim.

“Mbështetur në të dhënat nga QOE-112 dhe Drejtorit Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim , situata më e renduar paraqitet në rajonin e Dukagjinit, ku kemi dëmi të ndryshme nga vërshimet. Situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Operative Emergjente të AME-se”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

“Të vërshuara nga reshjet atmosferike me intensitet më te ulët, janë edhe regjionet tjera të cilat janë nën menaxhim dhe në monitorim të plotë nga QOE-112”.

Tutje njoftohet se në bazë të vlerësimit të lartcekur dhe në koordinim të ngushtë me Drejtorit komunal përkatëse (Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ), AME-ja ka ngritur nivelin e gatishmërisë duke përfshirë ngritjen e gatishmërisë emergjente të QOE – 112 në tërë Kosovën.

“Në të gjitha NJPZSH, gjithashtu është ngrit shkalla e gatishmërisë, përforcimi me ekipe shtesë të cilat janë dukë u angazhuar në teren sipas gjendjes aktuale dhe vendeve me rrezikshmëri të lartë”.

“Grumbullimi i të të dhënave mbi situatën aktuale, është e përhershme nga qendrat operative të AME-së, analizohen dhe merren vendime si mbas situatës.

Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e informuar rregullisht me qëllim të informimit të gjendjes aktuale, ndërmarrja e masave parandaluese, reagimi në vend të ngjarjes, si dhe eventualisht nevoja e ngritjes së gjendjes së gatishmërisë emergjente në nivel vendi”, thuhet tutje në njoftimin e AME-së.

AME ka theksuar se Qendrat Operative Emergjente janë në gjendje gatishmërie gjatë 24 orëve të ditës.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika