Vuçiq poston fotografi duke luajtur shah: Po presim konkluzionet e takimit në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka postuar një fotografi duke luajtur shah në Bruksel duke thënë se po pret të përfundojnë bisedimet midis Prishtinës dhe Brukselit

Presidenti serb, Aleksandër Vuciq





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet duke luajtur shah me një person, teksa në Bruksel po zhvillohen bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së.

Ai këtë fotografi e ka postuar me mbishkrimin “Derisa presim përfundimin e bisedimeve dypalëshe Prishtinë-Bruksel”.

Kanë kaluar më shumë se katër orë qëkur takimi në Bruksel në mes të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka filluar.

Në rrjetin social Facebook, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë shpërndarë statuse të njëjta në mbështetje të kryeministrit, Kurti.

Ndërkaq, kryediplomati Borrell pritet të mbajë konferencë për media pas takimit.

 

Kalojnë mbi katër orë, ende nuk përfundon takimi trepalësh në Bruksel (VIDEO)

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika