Si shkak i vërshimeve nga shiu, mbulohet nga uji shkolla “Hysni Zajmi” në Gjakovë

Shkolla e mesme e mjekësisë "Hysni Zajmi" në Gjakovë është mbuluar nga uji si pasojë e reshjeve të fundit të shiut në Kosovë

Shkolla e mesme e mjekësisë "Hysni Zajmi" në Gjakovë pas reshjeve të shiut FOTO: RTV Dukagjini





Përmbytjet që shkaktuan shirat e furishëm të dielën e të hënën, dëmtuan shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë në disa komuna të Kosovës.

Kështu shkolla e mesme e mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë është mbuluar nga uji.

Reshjet e mëdha të shiut kanë depërtuar edhe në pjesën e kabineteve të kësaj shkolle ku shihet të jenë dëmtuar dyshemetë e sallave.

Shkolla e mesme e mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë pas reshjeve të shiut
FOTO: RTV Dukagjini

Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku janë ndër komunat më të prekura nga reshjet e shiut dhe zyrtarë të institucioneve atje kanë nisur tashmë të bëjnë vlerësimin dhe sanimin e dëmeve.

Komuna e Istogut ka njoftuar se të hënën e 21 nëntorit në këtë qytet nuk do të mbahet mësimi si shkak i vërshimeve të së dielës.

Shkolla në të cilat nuk është mbajtur mësimi ishin, Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në Istog është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë mësimi nuk do të mbahet”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkaq në të gjitha shkollat e tjera mësimi është zhvilluar normalisht.

Gjendja pas vërshimeve në disa qytete tashmë është më e qetë se një ditë më parë.

 





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika