Adea Pula paralajmëron projektin e ri muzikor

Këngëtarja e njohur, Adea Pula ka paralajmëruar projektin e ri muzikor të titulluar "Ti", i cili do të publikohet gjatë kësaj të marte në orën 18:00

Këngëtarja, Adea Pula

Pas një periudhe të gjatë kohore, këngëtarja e njohur Adea Pula ka shënuar rikthimin e saj në muzikë më 18 shtator të këtij viti.

Projekti që e riktheu këngëtaren Pula prapë në vëmendje të publikut ishte kënga “Mos harro”, e cila ishte e shoqëruar edhe me videoklip.

Kënga “Mos harro” u prit mjaft mirë nga publiku por këngëtarja është duke u përgatitur për projektin e saj të ardhshëm muzikor.

Përmes disa fotove të postuara në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja Adea Pula ka njoftuar ndjekësit e saj se projekti i saj i ardhshëm do të vijë së shpejti.

Projekti që këngëtarja Pula do të lansoj titullohet “Ti”. Artistja bën më dije që projekti muzikor “Ti” do të publikohet të martën e 22 nëntorit në orën 18:00.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika