Rektori i ri i UP-së: Ndërhyrja e parë do të jetë për plagjiaturën

Rektori i sapo zgjedhur i UP-së, Qerim Qerimi në një intervistë për RTV Dukagjini ka folur për rastet e plagjiaturës të disa profesorëve në Universitetin e Prishtinës, si dhe për synimet e tij në mandatin dy vjeçar dhe për marrëdhëniet e tij me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci





Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës vendosi që në krye të këtij institucioni të jetë juristi, Qerim Qerimi.

Ai të martën ishte në ditën e parë të punës si rektor i Universitetit të Prishtinës dhe menjëherë ka bërë me dije qëllimet e tij, ani pse i ka mandat vetëm dy vite.

“Synimet e mija janë të artikuluara qartë në planprogram, janë 10 pika dhe disa prej tyre kanë kaq pika ose nën veprime brenda tyre në disa raste janë të karakterit ideor, të cilat kërkojnë përpilim dhe ideim operativ për zbatimin e tyre”, ka thënë Qerimi për RTV Dukagjinin.

Ai në një intervistë për RTV Dukagjini poashtu foli edhe për raportimet e muajve të fundit për rastet ku profesorët e UP-së janë akuzuar për plagjiaturë në punimet e tyre shkencore.

“Propozimi i parë apo ndërhyrja e parë që kam artikuluar në program lidhet me rishikimin, zhvillimin ose përsosjen e mëtejme të rregullativës që qeveris Universitetin veçanërisht integritetin e personelit akademik”, ka shtuar Qerimi.

E se si do t’i ketë marrëdhëniet me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci ai akoma nuk ka një përgjigje konkrete.

“Përgjigja është ajo se çfarë rrjedh nga procesi në vijim, nga kjo ditë e tutje sigurisht deri tani nuk kam pas ndonjë përvojë ose ndërveprim me ministren e Arsimit”, ka theksuar Qerimi.

Qerim Qerimi është profesor në Fakultetin Juridik të UP-së. Po ashtu ka qenë Prodekan për Çështje Akademike dhe Shkencore, të këtij Fakulteti dhe ushtrues detyre i prorektorit të UP-së.

Rektori i ri, Qerim Qerimi para se t’i hynte botës akademike e shkencore, ishte njëri nga gazetarët e pasluftës në Kosovë.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika