Berisha për Sibel Halimin: Reagim i saj ndaj Skënder Hysenit është për keqardhje

Ish-zevëndësministri i Punëve të Jashtme Kosovës, Anton Berisha, ka thënë dse zëdhënësja e LDK-së, ka përdorur gjuhë jorespektuese ndaj ish-kryediplomatit të Kosovës, Sënder Hysnit

Ish-zevëndësministri i Kosovës, Anton Berisha


Ish-zevëndësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar ndaj zëdhënëses së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Sibel Halimi duke thënë se deklaratat e kësaj të fundit ndaj ish-kryediplomatit të Kosovës, Sënder Hysni është “për keqardhje”.

“Zëdhënësja e LDK-së, Halimi, do të duhej të jetë në dijeni se ne kemi trashëgiminë e mrekullueshme të frymës demokratike dhe gjuhën e matur të dr. Rugovës”, ka shkruar Berisha.

“Në kulmin e fushatës antiperendimore të orkestruar nga pushteti aktual, selia e LDK-së nuk duhet të jetë vendi ku imitohet gjuha e shkujdesur, jorespektuese dhe e spastrimit, tipizime të neomajtistëve”, ka shtuar ai.

Sipas Berishës, Skënder Hyseni ka qenë këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe gjithashtu Hyseni kishte qenë kryediplomati i parë i shtetit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika