“Një komb-një gjuhë” – Shënohet 50-vjetori i kongresit të gjuhës shqipe

Pas Tiranës, edhe në Prishtinë u shënua pesëdhjetvjetori i Kongresit të Gjuhës Shqipe. Nën moton “Një komb-një gjuhë” Instituti albanalogjik i Kosovës ka organizuar konferencë shkencore, me pjesëmarrje të akademikëve e shkrimtare, ku u fol për rëndësinë e kongresit dhe punës që u bë para tij

"Një komb-një gjuhë"

Po nderojnë himnin shqiptar e atë kosovar për një arsye. Akademikë, shkrimtarë e personalitete të ndryshme janë mbledhur për të shënuar pesëdhjetvjetorin e Kongresit të Drejtëshkrimit të gjuhës shqipe.

Nën organizimin e Institutit Albanalogjik të Kosovës, konferenca u hap nga akademiku Rexhep Qosja.

“Të gjithë popujt që tashmë janë bërë me gjuhë standarde i kanë arsyet e veta se pse këtë gjuhë jo paarsye të quajur edhe gjuhë e qytetrimit dhe e kulturës nuk ua lënë vetëm gjuhëtarëve. Në këtë mënyrë ata respektojnë këshillën e një filozofi të madh i cili ka thënë:gjuha është dicka aq e rëndësishmë sa nuk duhet të ja lëjmë vetëm gjuhtarëvë”, Qosja.

E drejtori i Institutit Albanalogjik, Hysen Matoshi foli më shumë për kongresin.

“Kongresi i drejtshkrimin nuk qe fryt i një momenti, as i punës së një grupi studiusish por rezultat i synimeve dhe punës sistematike të gjuhtarëve tanë që nga Rilindja Kombetare e këndej”, ka theksuar Matoshi.

Të pranishëm në këtë konferencë shkencore ishin edhe drejtori i Institutit e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe zëvëndësrektori i akademisë së shkencave të Shqipërisë.

Konferenca shkencore “Një komb – një gjuhë” para se të mbërrinte në Prishtinë, fillimisht u mbajt në Tiranë, e më vonë edhe në Shkup.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika