Si e ndryshuan serbët taktikën që prej agresorit arritën të shndërrohen në viktimë? Flet Gashi

Serbët e veriut e befasuan botën sepse nga kërcënuesin me rezistencë ndaj gjobave për targat e paligjshme "KM" , ata ndryshuan taktik sipas Kreshnik Gashit kur vendosen që gratë të protestojnë dhe kjo i shëndërroj ata nga agresor në viktimë

Kreshnik Gashi





Kreshnik Gashi, gazetari hulumtues ka thënë se serbët e veriut janë treguar shumë më kreativë se sa Qeveria e Kosovës, sepse të gjithë kishin friken se atje policia e Kosovës do të pritje me armë nga grupet ekstremistë.

“Krejt Bota ka pritur se grupet ekstrem në katër komunat veriore kanë mi pritur me armë Policinë e Kosovës, por sot ka reagime të grave, ku kanë dal kanë thënë se nuk po dëshirojmë dhunë. Është njëfarë ndryshimi i taktikes ku prej agresorit u shndërruan në viktimë”, ka thënë Gashi

“Çka nëse nuk ka barrikada? Çka nëse nuk ka reagim të dhunshme? Çka nëse gratë vazhdojnë me dale në protesta? Çka nëse krejt qytetarët i pranojë këto dënime?” , ka pyetur gazetari hulumtues Gashi.

Më tej ai ka diskutuar për kërkesën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, për shtyrjen e implementimit të fazës së dytë të vendimit të Qeverisë Kurti për targat e paligjshme “KM” ku parashihej sipas qeverisë shqiptimi i gjobave.

“Ambasadori amerikan Hovenier e ka bërë statusin e vetë në rrjetin e tij social Twitter me një letër të shkruar, është edhe një notë e shkruar në të. Ndërsa kryeministri i Kosovës, jonë nuk na ka dhënë vendimin me cilin qeveria ka vendosur me shtyje afatin prej 48 orësh”, ka sqaruar ai.

Sipas tij, qeveria nuk punon në Twitter, por do të duhet të kishte një vendimi një dokument një protokollo i cili është i bazuar në ligj.

“Kjo është arsyeja pse nuk mundimi me ja përcaktuar orën këtij vendimi, edhe Policia e Kosovës për këtë arsyeje nuk  është duke e ditur orën se kur fillon zbatimi. Kjo është një mjegull që po krijon pa siguri”, ka sqaruar ai.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika