Mbi 100 persona kanë dëshmuar deri më tani në rastin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smith, ka njoftuar se mbi 100 persona kanë dëshmuar deri më tani në Hagë. Ai ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) duhet të japë një përditësim të dëshmitarëve deri në fund të majit dhe shpreson se numri i dëshmitarëve do të jetë i reduktuar

Mbi 100 persona deri më tani kanë dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së që po zhvillohet në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i trupit gjykues në këtë rast, Charles Smith, i cili ka theksuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) deri në fund të majit duhet të dalë më një përditësim të dëshmitarëve.

Smith shpreson se ZPS-ja do ta ketë reduktuar numrin dëshmitarëve.

“Fillimisht Prokuroria ka thënë se do të kishte 320 dëshmitarë, e ka reduktuar numrin dhe brenda këtij muaji do të na japin një përditësim dhe shpresojmë se do të kenë reduktuar edhe më shumë numrin e dëshmitarëve të propozuar. Dëshmitarët që kanë mbetur do të vijnë në formate të ndryshme, herë me shkrim e herë ‘live’. Deri më tani kemi dëgjuar 60 dëshmitarë, pra kemi pasur 60 dëshmitarë në sallën e gjyqit përshirë këtu dëshmitarët e rregullës 154. Kemi pranuar deri më tani 13 dëshmitarë në bazë të rregullës 153. Dhje sipas rregullës 155 kemi pranuar deklaratat e 32 dëshmitarëve, të cilët ose kanë vdekur ose nuk janë të disponushëm për arysye të ndryshme.

Numri i dëshmitarëve të Prokurorisë ka qenë 105, përfshirë këta që sapo citova. Trupi gjykues ka pasur 424 parashtrime, për të cilat është dashur të marrim vendim. Kërkesa këto nga palët… dhe janë marrë 367 vendime nga trupi gjykues…”, ka thënë Smith.

Smith ka thënë se objektivi i trupit gjykues është të jenë të drejtë dhe të shpejtë.

“Objektiv i trupit gjykues është të zhvillohet sa më shpejt kjo çështje gjyqësore. I kërkuam ndihmë Prokurorisë, mbrojtësit të viktimave dhe vetë mbrojtjes, të na ndihmojnë të realizojmë këtë objektiv. Gjatë viti të shkruar disa herë e kemi përsëritur kërkesën, kemi kërkuar parashtrim, kemi përshtatur procedura ose nga trupi gjykues ose me këshillën e e palëve të ndryshme dhe kur ka qenë nevoja kemi ndryshuar disa procedura, me qëllim që ky gjykim të mos jetë vetëm i drejtë por edhe i shpejtë edhe efikas…”, ka shtuar Smith.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika