Një të mituri në Vushtrri i konfiskohet një pistoletë me pesë fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur është arrestuar nën dyshimet për armëmbajtje pa leje

Fotoilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Vushtrrisë, një të mituri i është konfiskuar një revole me pesë fishekë.

Në orët e mbrëmjes së datës 24 nëntor, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar  për të shtëna me armë zjarri.

Pas kësaj, i dyshuari i moshës së mitur është arrestuar.

“Me të pranuar  informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, me ç’rast nga i dyshuari I. K., i moshës së mitur, është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me pesë fishkë”, thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve të policisë, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshjeje në mes të disa të rinjve, i dyshuari ka shtënë me armë në ajër.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ndërmjet disa të rinjve i dyshuari I.K., ka shtënë me armë në ajër, ku në cilësi të provës materiale është konfiskuar edhe një gëzhojë që dyshohet të jetë shkrepur nga arma e konfiskuar nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se në cilësi të të dyshuarit është arrestuar edhe një preson tjetër po ashtu i mitur, ku pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ’’Përdorim i armës’’ dhe  ’’Armëmbajtje pa leje’’.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika