Iniciativa “Barnatorja” prek ndërgjegjen e humanistëve

Iniciativa “Barnatorja”, bashkëpunim mes emisionit “Radar” me Edita Dolin, ushtarëve të Radar-it dhe barnatores MN Farm ka vazhduar aktivitetin e saj për të dhuruar medikamente falas edhe këtë të premte të 25 nëntorit, që në ndihmë të qytetarëve u paguan më shumë se një mijë euro

Fotoilustruese





Dhjetëra familjeve i janë dhuruar medikamentet falas nga iniciativa “Barnatorja”, një bashkëpunim ndërmjet emisionit “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, ushtarëve të “Radar-it’ dhe MN Farm e cila gjendet në hyrje të QKUK-së në Prishtinë.

Kjo iniciativë ka prekur në ndërgjegjen e shumë qytetarëve dhe gazetarëve të tjerë, që kanë marr nisma humanitare për të ndihmuar qytetarët që po përballen me kushte të vëshira materiale, si pasojë e inflacionit dhe rritjes së çmimeve të produkteve në përgjithësi.

Iniciativa “Barnatorja”, e cila transmetohet drejtpërdrejt në RTV Dukagjini, për disa muaj po realizohet një herë në javë duke ju ofruar mundësinë pacientëve që trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të marrin medikamentet falas.

Drejtuesja e emisionit “Radar” Edita Doli, tregoi se kjo iniciativë do të realizohet deri në fund të dhjetorit, ndërsa pati edhe dhurata të tjera për personat që prisnin para barnatores MN Farm.

“Do të jemi çdo javë këtu deri në fund të dhjetorit. Dëshirojmë që t’u dalim në ndihmë pacientëve që kanë nevojë urgjente. Përveç medikamenteve që i kanë në receta, këta qytetarë do të marrin sot edhe T𝐚𝐟𝐟𝐢𝐱 𝐒𝐩𝐫𝐚𝐲, një spray hundësh që largon shumë viruse dhe kjo është mundësuar nga Exclusiv Sh.p.k”, ka thënë Doli.

Pronarja e MN Farm, Majlinda Nushi, ndjehet e lumtur që përmes kësaj iniciative po arrijnë që të ndihmojnë familjet sociale që sipas saj, kohëve të fundit janë në rritje.

“E mira e kësaj iniciative është se ndihma shkon pikërisht aty ku ka nevojë dhe qytetarët që kanë mundësi t’i paguajnë barnat e veta, gjithmonë iu lënë hapsirën atyre me kushte më të vështira”, ka thënë Nushi.

Gjatë së premtes së 25 Nëntorit, për medikamentet në ndihmë qytetarëve, janë paguar 1 mijë e 41.84 euro, MN Farm liron 10% të shumës. Iniciativa “Barnatorja”, realizohet një herë në javë, gjatë emisionit “Radar” në Radio Dukagjini.





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika