Ministria e Ekonomisë ofron asistencë për qytetarët në nevojë në aplikimin për subvencionin e energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se në këtë të premte u është dhënë asistencë teknike 50 familjeve në nevojë për të aplikuar për subvencion të efiçiencës së energjisë. Tutje ministrja Rizvanolli njoftoi se faza e parë e aplikimit do të mbetet e hapur deri më datën dy dhjetor

Pamje nga takimi i ministres Rizvanolli me zëvendësdrejtorin Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovë, Isak Zogjani dhe përfaqësues nga Opre Roma Kosovo





Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar Qendrën për Punë Sociale në Fushë Kosovë, të premten e 25 nëntorit dhe është pritur nga Zëvendësdrejtori i kësaj qendre, Isak Zogjani dhe përfaqësues nga Opre Roma Kosovo, Driton Berisha, Sebastian Serifovic dhe Kimete Gashi.

“Ministrja Rizvanolli në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale dhe organizatën OPRE ROMA Kosovo janë duke punuar intensivisht për të ju ndihmuar familjeve të komunitetit rom dhe qytetarëve në nevojë që të përfitojnë nga subvencioni për efiçiencë të energjisë
i Ministrisë së Ekonomisë, duke i ndihmuar ata përgjatë fazave të aplikimit në platformën e-Kosova”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje thuhet se vetëm gjatë ditës së sotme në Qendrën për Punë Sociale në Fushë Kosovë u është dhënë asistencë 50 familjeve për të aplikuar për subvencion të efiçiencës së energjisë.

“Gjatë takimit është diskutuar rreth mbështetjes teknike që po u jepet komuniteteve pakicë përgjatë procesit të aplikimit për të përfituar nga subvencioni i Ministrisë së Ekonomisë si dhe është potencuar se, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në vazhdimësi për fuqizim të komuniteteve dhe barazi gjithëpërfshirëse në shoqëri”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.

Mes tjerash thuhet se ministrja Rizvanolli ka njoftuar përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovë dhe përfaqësuesit e Organizatës “PRE ROMA Kosovo” që faza e parë e aplikimit do të mbetet e hapur deri më datën 2 dhjetor. ​





Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika