Hamiti: Është shqetësuese paaftësia e Kurtit për t’i kuptuar me kohë mesazhet tona

Sipas anëtarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Muhamet Hamiti, “kriza e targave” do të mund të evitohej po ta kuptonte me kohë Albin Kurti peshën e situatës, të koordinohej me aleatët, me SHBA-të dhe evropianët"

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti





Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Muhamet Hamiti me anë të një postimi ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Është shqetësuese paaftësia e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me i kuptue me kohë mesazhet tona dhe të aleatëve tanë për politikë të urtë, në bashkërendim me aleatët dhe miqtë tanë, në kohën kur ka përpjekje intensive ndërkombëtare për përmbyllje të dialogut për normalizim të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, e cila në thelb duhet ta ketë njohjen reciproke”, kështu fillon reagimi i Hamitit.

Hamiti ka shtuar se Kryeminstri Kurti në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), që nuk është botuar ende, ka thënë se është pajtuar të bëjë kompromis me Serbinë për “krizën e targave” gjatë kësaj jave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë se situata në veri të Kosovës “do të mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”.

“Gazetari Michael Martens, korrespodent i FAZ-it, njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe në Ballkan, teksa shpalos në twitter thekse të kësaj interviste, citon Kurtin të ketë thënë se ambasadori amerikan Jeff Hovenier “kishte më shumë informata se unë” (se kryeministri i vendit tonë domethanë!) mbi situatën në veri, duke përmendur “shqetësime për sigurinë”, pa hyrë në hollësi të mëtejme”, ka shtuar anëtari i Kryesisë së LDK-së.

Anëtari i Kryesisë Hamiti ka theksuar se “kriza e targave” do të mund të evitohej po ta kuptonte me kohë Albin Kurti peshën e situatës, të koordinohej me aleatët, me SHBA-të dhe evropianët, që kërkonin shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat për t’u përqendruar në dialogun për normalizim të marrëdhënieve, siç e thoshin shprehimisht. Domethënë me fokus në zgjidhjen e çështjes së madhe, që i zgjidh të voglat për vetë natyrën e gjërave”.

“Prej intervistës së Kurtit te FAZ-i po del se ai e ka kuptuar vonë seriozitetin e situatës dhe mundësinë e “përkeqësimit të saj në mënyrë të pakthyeshme”, sepse s’paska pasur informata sa ambasadori amerikan në Kosovë”.

Hamiti ka potencuar se shpresojnë që “të ketë mësuar diçka prej kësaj situate Kurti dhe të mos e sjellë më punën të zmbrapset mbasi të ketë bërë dëme për vendin, duke lëkundur besueshmërinë e marrëdhënieve tona me aleatët me gjeste kokëfortësie të paarsyeshme”.

“Alfa dhe omega e politikës së Kosovës duhet të jetë bashkërendimi i ngushtë me aleatët – për punë të sigurisë po se, sepse KFOR-i (NATO-ja) ka rol kyç – për ta çuar përpara procesin e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Përmbyllja e dialogut me Serbinë, njohja nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e shtron rrugën për integrime euro-atlantike”, ka shtuar tutje Hamiti.

Sipas Hamitit, aleancat e Kosovës nuk janë çështje kontigjencash politike të momentit. “Janë jetike për të sotmen dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës që synon të bëhet pjesë e sistemit ndërkombëtar”.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika