Krasniqi: Kjo flakë shekullore të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se amaneti dhe pesha e përbashkimit vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria, ka falënderuar të gjithë ata që rezistuan dhe sakrifikuan për të jetësuar aspiratat shekullore.

Me anë të një postimi në Facebook, në vigjilje të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Krasniqi ka kujtuar dhe nderuar heronjtë që me guximin e tyre e mundësuan lirinë.

“Sot, bashkë, kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet tona, të cilët me guximin, ëndrrën dhe vizionin e tyre mundësuan këtë ditë. Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore”, ka shkruar ai.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kreu i PDK-së, ka theksuar se amaneti dhe pesha e përbashkimit vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja.

“Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, të hënën, më 28 nëntor në ora 09:00 do të ketë homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, ndërkaq në ora 10:00 homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Ndërkaq, duke filluar nga ora 12:00 e deri në 14:00, në sheshin e Prishtinës do të jetë togu ceremonial i FSK-së.

Po të hënën, më 28 nëntor në ora 17:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të ketë ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë.

Në orën 19:00 pritje e kryeministrit Albin Kurti në mensën “Ramiz Sadiku”.

Më 30 nëntor, në ora 11:00 homazhe te varri i Hasan Prishtinës në Kukës, ndërkaq aktivitetet do të përmbyllen me ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga ora 12:00 -13:00 në Kukës.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika