Halimi kritikon Konjufcën që nuk e përmendi Rugovën në fjalim, e quan “të pavend dhe ofenduese”

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Sibel Halimi ka thënë se e sheh si “të pavend dhe ofenduese”, që në fjalimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk e ka përmendur “kontributin madhor” të ish-Presidentit Ibrahim Rugova

Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova





Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Sibel Halimi ka thënë se “historia nuk është përplotësuese e dëshirave momentale të politikanëve të rëndomtë” dhe se “ajo nuk mund të shërbejë si ideologji e interesave ditore”.

“Harrimi i qëllimshëm i saj është përpjekje për ta manipuluar vetëdijen kolektive të një kombi. Diçka që nuk e toleron sidomos studimi i filozofisë. Ajo s’mund të rishkruhet. As të shtrembërohet dhe deformohet. Ajo duhet të njihet siç ka qenë. Të respektohet e promovohet si vlerë”, ka shkruar Halimi.

Halimi ka shtuar se e sheh si “të pavend dhe ofenduese”, që në fjalimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk e ka përmendur “kontributin madhor” të ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

“Anashkalimi i Presidentit historik, projektuesit të paqes dhe shtetit të Kosovës nga fjalimet e liderëve nuk tregon asgjë tjetër, pos vogëlsi”, ka shtuar Halimi.

Zëdhënësja e LDK-së ka theksuar se figurat e rëndësishme e kontribuese për lirinë e pavarësinë e vendit, “duhet t’i tejkalojnë inatet apo ideologjitë personale e partiake, duke e pasqyruar saktë të kaluarën tonë të përbashkët”.





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika