164 konsumatorë janë zënë duke e vjedhur energjinë elektrike

Mbi 100 konsumatorë janë zënë duke e vjedhur energjinë elektrike, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë, e cila ka bërë publike raportin javor të keqpërdorimeve





Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka zënë 164 konsumatorë në tërë Kosovën, duke e vjedhur energjinë elektrike.

Përmes një njoftimi për media, të martën e 29 nëntorit, ky dikaster ka bërë publik raportin javor të keqpërdorimeve të energjisë elektrike.

Në këtë njoftim është bërë e ditur se kontrollet janë kryer në një mijë e 976 konsumatorë të energjisë elektrike, për të cilët, dyshohej se po e keqpërdornin rrymën.

Për të njëjtën ka njoftuar edhe Kompania KEDS.

“Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1976 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët,dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 164 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore rastet e vjedhjes.

Njoftimi i Ministrisë së Ekonomisë





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika