Hajdari: Vlera e rezervës shtetërore është 15 milionë euro për vitin 2023

Ministrja Hajdari ka treguar se rezervat shtetërore për vitin 2023 janë rritur në shtatë fusha të sektorit industrial

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari





Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se rezerva shtetërore është rritur shumëfish më shumë për vitin 2023 krahasuar me vitet paraprake.

Kështu është shprehur ajo, gjatë raportimit të saj në Komisionin Parlamentar për Ekonomi.

Sipas ministres së këtij dikasteri, kjo rezervë do të jetë në vlerë 15 milionë euro.

“Jemi të kënaqur me buxhetin. Për shtatë sektorët industrialë, e rëndësishme është që të përkrahen për vitin e ardhshëm”, tha ajo.

Ajo, ndër të tjera, ka thënë se Ministra e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka planifikuar që në vitin 2023 të emërojë shtatë atashe ekonomike.

Ministrja Hajdari ka potencuar se diplomacia ekonomike do të jetë prioritet për vitin e ardhshëm.

Kjo, sipas Hajdarit, ka për qëllim promovimin dhe nxitjen e investimeve në Kosovë.

Sipas ministres, Kosova duhet të ketë rezerva të naftës.

Ministrja e këtij dikasteri, ka thënë se ky mund të jetë kusht për anëtarësim në BE.

“Kroacia ka pasur problem për anëtarësim në BE, edhe Kosova mund të hasë një problem te tillë për anëtarësim në BE dhe ky mund të jetë kusht edhe për Kosovën”, shtoi ajo.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika