2 raste të reja me COVID-19

7 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të reja dhe janë vaksinuar 15 persona

Foto ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 43 testime në total, kanë rezultuar 2 raste të reja me COVID-19  përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 2 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 7 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 15 persona.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 488 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 933 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 383 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 876 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika