Goditet me grusht Sali Berisha (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një goditje me grusht nga një protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nga kjo goditje me grusht, Berisha ka mbetur i gjakosur në fytyrë

Pamje të shkëputura nga video





Një qytetar ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, mesditën e së martës, teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të marrë pjesë në protestë.

Siç shihet në videon e publikuar nga A2CNN, qytetari e ka goditur Berishën me grusht në fytyrë.

Nga kjo goditje me grusht, Berisha ka mbetur i gjakosur në fytyrë. Menjëherë, agresori u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe mbështetësit demokratë.

“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”- është shprehur Berisha pas sulmit.

 

 





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika