Policia i konfirmon incidentet në veri, thotë se nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve në veri të vendit, që ka thënë se nga incidentet të cilat janë regjistruar nuk janë raportuar lëndime

Ilustrim





Policia e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve në veri të vendit, që ka konfirmuar se në orët e para të pasdites së sotme në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës janë regjistruar disa incidente, por nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente.

Gjersa, ka theksuar se dyshohet se ka pasur shkrepje me armë e shpërthime, njashtu edhe demolim të zyrave të komisionit komunal zgjedhor.

“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Tutje, në njoftimin e PK-së thuhet se njësitë policore kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit që ndodhen në Zubin Potok e Mitrovicë Veri.

“Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore”, ka theksuar Policia e Kosovës në njoftim.

PK ndër të tjera, ka bërë të ditur se KQZ i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për përgatitje sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Vlen të theksohet , se Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Ndryshe, gjatë të martës së 6 dhjetorit pas paralajmërimit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të vendit dhe tentimit të shtetit të Kosovës për organizimin e tyre, është tensionuar situata.

Mediumi lokal, në Mitrovicë “Jepi zë”, e ka publikuar një video-incizim, të momentit të shpërthimit te tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës. Ndërsa, në komunën e Zubin Potokut janë lëshuar sirenat e alarmit nga banorët lokalë serbë.

Momenti i shpërthimit në veri të Mitrovicës (VIDEO)





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika