2 raste të reja me COVID-19

7 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të reja dhe janë vaksinuar 7 persona

Foto ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 53 testime në total, kanë rezultuar 2 raste të reja me COVID-19  përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 është shëruar një person ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 7 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 7 persona.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 496 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 939 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 387 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 884 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika