Dy sulme me shok-bomba në “Lagjen e Boshnjakëve”, policia thotë se nuk ka dëme

Pas një shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës është vendosur në Lagjen e Boshnjakëve. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se shpërthimet në Veri të Kosovës vinin nga mjete shpërthyese me efekte shkatërruese por me efekte të zërit

Pamje nga Mitrovica e Veriut pas sulmeve me bomba të njëpasnjëshme të martën e gjashtë dhjetorit. Mitrovicë 06/12/2022

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se shpërthimet në Veri të Kosovës nuk vinin nga mjetet shpërthyese me efekte shkatërruese.

Pas një shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës është vendosur në Lagjen e Boshnjakëve. Përmes një videoje të publikuar nga gazeta lokale “Mitropol”, zyrtarë të Policisë së Kosovës shihen teksa janë vendosur në këtë pjesë të vendit.

“Bëhet fjalë për dy shok-bomba, nuk janë shpërthime që shkaktojnë efekte shkatërrimi, kanë efekte të zërimit, nuk ka lëndime. Kur flitet për Lagjen e Boshnjakëve, është një zonë jo një pikë e vetme”, ka deklaruar Hoti në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Përgjatë të mërkurës së 6 dhjetorit, shpërthime të kësaj natyre dhe njëherit, edhe disa të shkaktuara nga granata dore kanë ndodhur në Veri të vendit.

 

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika