Kadrijaj për Haxhiun: Kauzat e VV-së në emër të Deharit, sot treguan që kanë qenë propagandë për ardhje në pushtet

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e ka përdour emrin e Astrit Deharit, vetëm për të ardhur në pushtet

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj





Pas njoftimit nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila deklaroi se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë, ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, duke thënë se LVV-ja ka bërë  propaganda për këtë rast.

Kadrijaj tha se partia në pushtet, e ka shfrytëzuar emrin e Astrit Deharit, si mjet për të ardhur në pushtet.

“Papërgjegjësia e kësaj Qeverie po i kushton Republikës. Kauzat e VV-së në emër të Deharit, sot treguan që kanë qenë propagandë dhe mjet për të arsyetu ardhjen në pushtet. Ministria e Drejtësisë edhe sot zgjodhi konferencat inepte për të na shitur mjegull dhe për të shfrytëzuar tragjeditë”, ka thënë ajo.

Ajo u shpreh se LVV, nuk e ka bërë asnjë veprim konkret për ta zbardhur rastin e Astrit Deharit.

“Asnjë hap, asnjë veprim, asnjë gjë konkrete nuk bënë që ta mbajnë premtimin për Astritin. Vetëm zhurmë e fajësime për dramë politike mbi tragjedinë e Astritit. Tash kanë zgjedhur që edhe njëherë të jehojnë paaftësinë e tyre duke kërkuar fajtor për shfajësim”, ka thënë ajo.

Në fund ajo ka shkruar: “Mbrëmë u shkel Astriti, edhe njëherë!”.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika