Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia që drejton nuk do ta mbështesë zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në mungesë të një marrëveshjeje politike gjithëpërfshirëse.
Duke folur në Debat Plus, Hamza tha se zgjedhja e presidentit në Kosovë gjithmonë ka qenë rezultat i marrëveshjeve politike, duke theksuar se i njëjti parim duhet të vlejë edhe në situatën aktuale.
S’kemi votë (për presidentin) për shkak se duhet marrëveshje politike. Kur është zgjedh presidenti pa marrëveshje politike. Pse duhet ta mundësoj të qeverisjen pa marrëveshje politike. I ke edhe 98 deputetë të tjerë brenda Kuvendit, me të cilët mund të krijosh institucionet, ne jemi 22″, ka thënë Hamza.
