Hamza: Kurti nuk i ofroi asgjë PDK-së, s’bëhemi pjesë e “serialeve latino-amerikane”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka paraqitur asnjë ofertë konkrete gjatë takimit që ka zhvilluar për mundësinë e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Duke folur në Debat Plus, Hamza tha se PDK nuk kërkon pozita të veçanta, por një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike që do të përfshinte konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai tha se në takimin me Kurtin nuk është bërë asnjë ofertë konkrete për PDK-në.

“Për t’i zbatuar këto prioritete, PDK ka nevojë garanci, e garancia është pjesëmarrja në vendimmarrje. Unë kam folur për marrëveshje gjithëpërfshirëse politike, jo për një pozitë. Dhe në bisedë e sipër vërehet që nuk ka ofertë serioze për PDK-në…

Faktikisht asgjë (nuk dha Kurti). Si të merremi vesh na, s’ka ofertë…. i qëndroj asaj, jo vija të kuqe, marrëveshje politike gjithëpërfshirëse për të gjitha institucionet. Nëse kjo s’ka, PDK nuk bëhet pjesë e takimeve që i ngjasojnë serive latino-amerikane me shumë epizoda. E kam deklaruar, që PDK-ja në mungesë të ofertës serioze, të pamundësisë për të gjetur në këtë fazë, nuk e di për të ardhmen, mundësi të bashkëpunimit e deklaron që ne do të jemi parti në opozitë”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika