Mehaj pritet nga homologu i tij finlandez, diskutojnë për trajnimin e kuadrove të reja të ushtarakëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes së Finlandës, Antti Kaikkonen. Në këtë takim, ministri Kaikkonen shpreh edhe njëherë gatishmërinë e tij për të rritur prezencën e trupave finlandeze në kuadër të misionit të KFOR-it

Pamje nga takimi





Ministri i Mbrojtjes, Armsned Mehaj ka njoftuar se me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Finlandës, Antti Kaikkonen, ka qenë në vizitë zyrtare në Finlandë.

“Me ç’rast gjatë takimit me Ministrin Kaikkonen, diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike, ndikimit zingjir që ka agresioni rus në Ukrainë, vendimin e Finlandës për të aplikuar në NATO, rëndësisë së zgjerimit të kësaj aleance me qëllim garantimin e stabilitetit dhe paqes”, ka shkruar ministri Mehaj.

Tutje sipas njoftimit ministrat Mehaj dhe Kaikkonen kanë diskutuar për fushat në të cilat do të bashkëpunojnë, sipas tyre me theks të veçantë në trajnimin dhe edukimin e kuadrove të reja të ushtarakëve, realizimin e ushtrimeve të përbashkëta dimërore.

Mehaj ka shtuar se ka njoftuar ministrin finlandez dhe për kapacitetet e ushtrisë së Republikës së Kosovës, arritjet dhe gatishmërinë për të ndarë me ushtrinë finlandeze përvojën e FSK-së në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.

Mes tjerash Mehaj ka potencuar se ka ftuar homologun nga Finlanda për vizitë në Republikën e Kosovës, ndërsa sipas Mehajt, ministri Kaikkonen ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e tij për të rritur prezencën e trupave finlandeze në kuadër të misionit të KFOR-it.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika