Vazhdojnë rastet e shumta të dhunës në familje

Në Raportin e Policisë së Kosovës, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje gjatë dy ditëve të fundit

Policia e Kosovës





Është pothuajse e pamundshme që një ditë raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, të mos ketë brenda tij raportime të rasteve të dhunës në familje, dhe në të shumtën e rasteve ato të jenë të raportuara nga gratë.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, të enjten dhe të premten e 8 dhe 9 dhjetorit në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë raportuar gjithsej shtatë raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në komuna të ndryshme të vendit dhe gjashtë persona janë dërguar në mbajtje si pasojë e dhunës së ushtruar në familje, ndërkaq njëri prej tyre është liruar.

Tri raste të raportuara gjatë këtyre dy ditëve të dhunës në familje, janë të tilla që bashkëshortët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortëve të tyre, dhe të tre personat kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Bëhet fjalë për rastet e raportuara në Lipjan, Gjilan dhe në Istog.

“ Lipjan 08.12.2022 – 20:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në vazhdimësi kishte kanosur anëtaret e familjes së tij. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Gjilan 09.12.2022 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Istog 09.12.2022 – 00:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur raporti i Policisë së Kosovës.

Një rast tjetër i raportuar gjatë të premtes së 9 dhjetorit është në komunën e Prizrenit që një femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, që është shqiptar shtetas i Amerikës dhe që i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Prizren 09.12.2022 – 02:00. Ankuesja femër kosovare ka kërkuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Amerikës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e PK-së.

Mosmarrëveshje verbale mes një çifti është raportuar të ketë ndodhur gjatë të premtes së 9 dhjetorit në Gjakovë, që mashkulli më pas u dërgua në mbajtje, kurse femra në shtëpi.

“Gjakovë -Dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e (bashkëshort) ishin përfshirë në një mosmarrëveshje verbale në mes veti. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është dërguar në shtëpi të sigurt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të enjten e 8 dhjetorit, kanosje nga bashkëshorti i saj ka pasur një grua e cila rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës, që palët pas intervistimit janë liruar.

“Skenderaj 08.12.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shtohet në raportin 24-orësh të PK-së.

Dhe rasti i fundit të cilin e përfshin raporti i Policisë, është në Mitrovicë që një mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe i njëjti është në mbajtje.

”Mitrovicë 09.12.2022 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika