Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën e 10 dhjetorit janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se tentonin t’i vëjnë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara





Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën e 10 dhjetorit janë arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë.

Të dyshuarit siç njofton Policia e Kosovës po tentonin t’i vëjnë në qarkullim një shumë të parave të faksifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53100 euro dhe dhjetë mijë dollarë amerikan.

Një operacion të tillë e kanë zhvilluar hetuesit policorë nga DHKEK dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, që kanë arritur të arrestojnë në flagrancë dy të dyshuar, B.S. dhe M.I., i pari mashkull kosovar ndërsa tjetri shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Policia njashtu, ka njoftuar se pas arrestimit ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit shtetas kosovarë dhe ka sekuestruar provat materiale që do të përdoren në procedurat e mëtejme.

Ilustrim

“Gjatë këtij operacioni është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së dyshuarit shtetas kosovar. Gjatë operacionit policor, si prova materiale që do të përdoren në procedurë të mëtejme, janë sekuestruar:700×50 € = 35000 €, 181×100 € =18100 €, 100×100 $ dollarë amerikan,  2 vetura dhe 3 telefona”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në rrjetin social Facebook.

Kësisoj, me autorizimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizaj, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

 





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika