Rashiq: Jam këtu për të ndërtuar ura

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se do ta shfrytëzojë përvojën e tij për të ndërtuar ura bashkëpunimi





Ministri më i ri i Qeverisë Kurti 2, Nenad Rashiq, këtë të martë për herë të parë ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ditë më parë ai ishte emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim, nga kryeministri Albin Kurti, për shkak të dorëheqjes së ministrave të Listës Serbe.

Rashiq tha se ai pret bashkëpunim me të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës, teksa shtoi se do ta përdorë përvojën e tij për të ndërtuar ura.

“Unë do të lusja që secili të ketë mirëkuptim ndaj meje kur kërkoj takime me të gjithë ju. Më vjen mirë që në thelb mund ta bëjmë dallimin. Në këto takime, i pari do të jetë Murati. Jam këtu që të tentojmë të bëjmë ura, nuk jam i ri në këtë punë, 17 përvojë flet diçka për mua”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika