Krasniqi: Nuk parashihet vendosja e administratorëve në komunat veriore

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka thënë se ligji për vetëqeverisje lokale nuk parasheh vendosjen e administratorëve nëpër komunat veriore, deri në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në pranverë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një konferencë për media





Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se Ligji për vetëqeverisje lokale nuk parasheh vendosjen e administratorëve nëpër komunat veriore, deri në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në pranverë.

Krasniqi ka thënë se deri tani nuk ka asnjë ankesë për shërbimet në veri si pasojë e dorëheqjes së serbëve nga institucionet atje.

“Me Ligjin për vetëqeverisje lokale nuk parashihet mundësia e vendosjes së administratorëve nëpër komuna. Këtë të drejtë e ka vetëm Ministria e Financave dhe vetëm në rastet kur atakohet buxheti”, ka thënë Krasniqi.

Ndër të tjera, ministri ka thënë se si ministri janë në koordinim me zyrtarë të ndryshëm të komunave që të ofrohen shërbimet dhe të gjitha shërbimet që janë kompetenca të deleguara të komunave të jenë në dispozicion të qytetarëve.

Zgjedhjet në katër komunat veriore që ishin caktuar të mbahen më 18 dhjetor, pas kërkesës së ambasadorëve të QUINT-it duke e parë situatën në terren janë shtyrë për 23 prill të vitit 2023.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika