Dita e katërt- Veriu vazhdon të jetë i barrikaduar

Pak zhvillime ka pasur në 24 orët e fundit në veri të Kosovës. Rrugët që çojnë në pikat kufitare të Bërnjakut e Jarinjës, vazhdojnë të mbesin të mbyllura nga barrikadat e vendosura nga grupe të serbëve në këtë pjesë

Ilustrim





Janë bërë katër ditë që automjetet nuk kanë lëvizur asnjë centimetër nga Rudari i Zveçanit.

Kamionë me zhavorr, autobus e mjete tjera të rënda që nga e shtuna vazhdojnë ta mbajnë të mbyllur rrugën kryesore e cila të çon në Jarinjë ku gjendet një nga pikat kufitare me Serbinë.

Lëvizjet shtohen orëve të mesditës, por ato nuk mund të shihen pa kaluar barrikadën.

Dhjetëra qytetarë serbë qëndrojnë në rrugën e bllokuar në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, i cili dyshohet për organizimin e një prej sulmeve të fundit në veri.

Protestës nuk i është bashkuar Jovica Steviq, por ai pajtohet me këtë formë të kundërshtimit nga bashkëkombësit e tij.

“Barrikadat janë forma me të cilën ne duam tu tregojmë shqiptarëve, politikanëve në Prishtinë, se ne nuk pajtohemi me politikën e tyre se si ata punojnë dhe se si ata po sillen në raport me popullin serb”, ka thënë banori i Rudarës, Jovica Steviq.

Në anën tjetër, shqiptarët e veriut presin që barrikadat të largohen së shpejti.

Ndërkaq, Policia e Kosovës thotë se është në krye të detyrës.

“Ashtu siç e kemi theksuar edhe më parë Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet për ofrim të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar, si dhe ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Policia e Kosovës.

Policë të Kosovës afër barrikadës nuk ka, por situata vëzhgohet nga dy misionet ndërkombëtare të sigurisë.

Pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it patrullojnë vazhdimisht, kurse helikopterët e aleancës veri-atlantike vëzhgojnë situatën nga qielli.

Ngjashëm është edhe në barrikadën në rrugën kryesore të Zubin Potokut, e cila pamundëson qarkullimin në drejtim të Bërnjakut.

Për të patrulluar deri te kjo pikë kufitare, KFOR-i detyrohet të përdor rrugë alternative.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika