Dërgohet në vuajtje të dënimit, një person i kërkuar nga Suedia për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës, e ka dërguar në vuajtje të dënimit një person të kërkuar nga shteti i Suedisë

Ilustrim





Policia e Kosovës, ka njoftuar se është dërguar në vuajtje të dënimit një person i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar, nën dyshimet për vjedhje të rëndë.

Ai është arrestuar nga zyrtarë të stacionit policor të Fushë Kosovës, të cilët kanë qenë duke u marrë me një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në një lokal.

“Sot pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, si dhe pas caktimit të masës së paraburgimit nga gjykata, personi i dyshuar;  V.D, mashkull, 30 vjeç, është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim

“Pas verifikimit të personit të dyshuar, në të dhënat zyrtare i njëjti ka rezultat  se kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, për veprën vjedhje e rëndë”, vijon njoftimi.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika