Vërshimet në Gjilan, kryetari Hyseni kërkon nga qytetarët të mos hedhin mbeturina në shtretërit e lumenjve

Kryetari i komunës së Gjilanit, u ka bërë apel qytetarëve të kësaj komune që të mos hedhin mbeturina në shtretërit e lumenjve si dhe në hapësira publike

Mbeturinat në Gjilan





Pas vërshimeve në disa fshatra të komunës së Gjilanit, të cilat kanë shkaktuar dëme, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, duke apeluar te qytetarët të mos hedhin mbeturina në shtretërit e lumenjve si dhe në hapësira publike.

Kjo sepse sipas tij po bllokohet rrjedha e ujit të lumenjve.

“Ju bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në shtretërit e lumenjve dhe hapësira publike, si pasojë e të cilave po bllokohet rrjedha e ujit të lumenjve”, ka shkruar Hyseni.

Hyseni ka bërë të ditur se pavarësisht nga masat e marra nga komuna e Gjilanit, për parandalimin e vërshimeve, reshjet e mëdha kanë bërë që të ketë dalje të ujit nga shtrati i “Lumit Stanishor”.

“Pavarësisht masave preventive të ndërmarra në parandalimin e vërshimeve, për shkak të reshjeve të mëdha dhe bllokimit te shtratit të lumit nga mbeturinat, dje kemi pasur dalje të ujit nga shtrati i lumit Stanishor në disa lokalitete, ku uji ka depërtuar edhe në oborret e disa shtëpive dhe bodrumet e tyre”, ka shkruar Hyseni.

Ai po ashtu ka theksuar se “Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ekipi i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, kanë dalë në zonat e prekura nga vërshimet dhe kanë bërë pastrimin e mbeturinave.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ekipi i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, që nga orët e hershme të mëngjesit kanë dalë në zonat të cilat janë prekur nga vërshimet dhe kanë intervenuar në pastrimin e disa pikave nga mbeturinat. Me të marrë lajmin, kemi aktivizuar komisionin për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe ata janë në proces të shqyrtimit të dëmeve të shkaktuara”, ka theksuar ai.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika