Eurodeputetët kryesorë mirëpresin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE





Të enjten e 15 dhjetori të vitit 2022, është bërë një ditë historike për Kosovën pasi kjo e fundit ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dorëzuar aplikimin e Kosovës,  në kryeqytetin e Çikës e cila është duke udhëhequr me presidencën e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ky aplikim është mirëpritur nga eruodeptetet e Parlamentit Evropian të cilët kanë lëshuar një letër.

Letrën e e plotë e gjeni me poshtë.

Eurodeputetët kryesorë mirëpresin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Ky akt simbolik duhet të pasohet nga veprime konkrete dhe kuptimplota, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, thonë Romeo Franz dhe Viola von Cramon-Taubadel.

Pas dorëzimit të kërkesës për anëtarësim nga Kosova, Romeo Franz (Të Gjelbërit/EFA, Gjermani), Kryesues i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, dhe Viola von Cramon-Taubadel (të Gjelbërit/EFA, Gjermani), Raportuese e Përhershme për Kosovën , ka lëshuar deklaratën e mëposhtme:

“Sot shënon një moment historik në marrëdhëniet BE-Kosovë. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk pasqyron vetëm orientimin e vendosur pro-evropian të kosovarëve dhe konsensusin mes partive politike. Është gjithashtu një zgjedhje e qartë strategjike në këto kohë sfidash të paprecedentë gjeopolitike .

Ne përgëzojmë harmonizimin e vazhdueshëm të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, para së gjithash përmes miratimit të sanksioneve pas luftës së agresionit rus kundër Ukrainës. Solidariteti i saj i fortë me popullin e Ukrainës e pozicionon Kosovën si një partner të besueshëm, tashmë të ankoruar thellë në aleancën evropiane dhe transatlantike.

Prandaj, ne përsërisim thirrjen e Parlamentit Evropian për shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran që ta bëjnë këtë dhe kështu ta lejojnë atë të përparojë në rrugën e saj evropiane në baza të barabarta me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besojmë se Kosova do të bëjë përpjekje shtesë për të adresuar sfidat e shumëfishta në rrugën e saj evropiane dhe në këtë aspekt presim që ky akt simbolik i aplikimit për anëtarësim të pasohet me veprime konkrete dhe kuptimplota.

Ne i bëjmë thirrje Këshillit të mandatojë Komisionin Evropian që të përgatisë një opinion mbi meritat e aplikimit të vendit pa vonesë.”





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika