Grupi i serbëve që protestuan, me plan për të sulmuar pikën kufitare në Jarinjë

Protestuesit në Serbi afër pikës kufitare në Jarinjë

Në dijeni të një plani për ta sulmuar pikën kufitare në Jarinjë, janë edhe organet e sigurisë në Kosovë.

Një gjë të tillë e kanë pohuar për Radio Televizionin Dukagjini, burime brenda këtyre organeve të sigurisë.

Ndërkaq, në dijeni për një plan të tillë është edhe misioni i KFOR-it në Kosovë. Kjo është edhe arsyeja se pse ky mision i ka dyfishuar forcat në pikën kufitare në Jarinjë dhe kanë vendosur tela gjemborë.

Planin për ta sulmuar pikën kufitare është bërë nga një grup ekstremist serb, të cilin e prin Damjan Knezevic, një serb që ka lidhje të afërta me grupin “Wagner”, një grup ushtarak rus në pronësi të Yevgeny Prigozhin, njeri i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin.

Knezevic është i pranishëm edhe në këto momente bashkë me serbët e tjerë, të cilët janë grumbulluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, në territorin serb.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika