Kusari: Serbia s’do të kthehet kurrë në Kosovë, mendjet e errëta mesjetare i përkasin së shkuarës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka thënë se mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste, i përkasin së shkuarës. Sipas saj, Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari, ka theksuar faktin se Serbia më nuk do të kthehet kurrë në Kosovë.

Ajo me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste i përkasin Së kaluarës.

“Lutuni Zotit dhe mbahuni te Rusia” shkruhet në sloganin e protestuesve serbë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Ata brohorisnin parulla shoviniste dhe çetnike. Mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste, i përkasin të shkuarës. Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë”, shkroi ajo.

Ky postim vjen pas protestës në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, protestë që është bërë si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.

Protestuesit janë shpërndarë, pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.

Organizatorët e protestës kanë thënë se serbët në veri të Kosovës janë “nën presion të madh” dhe që e kanë pasur të ndaluar që t’i bashkohen protestës së 18 dhjetorit.

Ky grup e ka organizuar protestën dhe u ka bërë thirrje mbështetësve nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjë – Hercegovinës, që t’iu bashkohen në afërsi të Jarinjës.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – janë të banuara me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika