Abazi për fitoren e Argjentinës: Lojë e artit të futbollit të vërtetë, përmbyllje meritore e një kampionati

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se fitorja e Argjentinës ishte "fitore e merituar e ekipit të Argjentinës, që bëri lojë të bukur, aksione dhe dinamikë gjatë gjithë kohës dhe me strategji të detajuar"

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar në lidhje me fitorën e Argjentinës që e bëri Kampione të Botës.

Përmes një postimi, deputeti Abazi ka thënë se loja e artit të futbollit të vërtetë është zhvilluar gjatë kësaj finale.

Sipas Abazit ishte fitore e merituar e ekipit të Argjentinës, “që bëri lojë të bukur, aksione dhe dinamikë gjatë gjithë kohës dhe me strategji të detajuar”.

“Asnjëri nga lojtarët nuk priste Messin, të gjithë luajtën si Messi dhe Messi luajti si një nga të 11-tët dhe bënë mrekullinë duke mbajtur qëndrueshmërinë fizike, koncentrimin psiqik dhe një moral ekipor i pazakontë. Sonte u dëshmua që portieri është i barasvlefshëm me më të mirin sulmues”, ka shkruar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Abazi ka theksuar se ishte “një përmbyllje meritore e një kampionati, finale e vërtetë e dy ekipeve fantastike por Argjentina derdhi shumë më shumë djersë dhe mbizotroi strategjia ekipore kundrejt taktikave individuale”.

Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar ndaj Francës nga penalltitë në finalen e kampionatit Botëror, kështu duke u bërë Kampione Botës.

Golat për Francën i shënoi Kylain Mbappe gjithsej tri, ndërsa për Argjentiën, shënuan Lionel Messi nga penalltia në minutën e 23-të, pastaj Di Maria në minutën e 36-të, dhe përsëri Messi në minutën e 108-të.

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika