Sulme të reja ruse në Kiev

Forcat ukrainase rrëzuan nëntë dronë Shahed të prodhuar nga Irani, të hënën e 19 dhjetorit

Administrata ushtarake e Kievit tha të hënën se kryeqyteti ukrainas u vu nën sulme me dronë rusë, disa orë pasi presidenti Volodymyr Zelenskyy ripërtëriu thirrjet e tij drejtuar aleatëve për të ndihmuar forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, në betejën e saj kundër agresionit rus.

Forcat ukrainase rrëzuan nëntë dronë Shahed, të prodhuar nga Irani të hënën, tha administrata ushtarake e Kievit, në një postim në rrjetin Telegram.

Rusia ka përdorur vazhdimisht dronët për të sulmuar Kievin dhe qytetet e tjera të Ukrainës.

Presidenti Zelenskyy tha në fjalimin e tij të natës të dielën se mbrojtja ajrore është një “përparësi e vazhdueshme” për administratën e tij, shkruan VOA.

“Duke na ndihmuar të mbrojmë plotësisht qiejt tanë, duke na ofruar sisteme më moderne të mbrojtjes ajrore në numër të mjaftueshëm, ju mund t’ia hiqni nga duart shtetit terrorist instrumentin e tij kryesor të terrorit”, tha presidenti Zelenskyy, duke shtuar se “Ky do të jetë një nga hapat më të fuqishëm që do të afrojë fundin e agresionit. Rusia do të detyrohet të ndjekë rrugën e ndërprerjes së agresionit, kur nuk mund të ndjekë më rrugën e sulmeve me raketa”.

Oksana Markarova, ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, i tha ABC News të dielën se, “ne e shohim se çfarë ndodh kur nuk kemi mjaftueshëm mbrojtje ajrore”.

Ambasadorja Markarova tha se gjysma e rrjetit energjetik të Ukrainës është shkatërruar nga raketat ruse. “Duhet ta ndalojmë. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është forcim i mbrojtjes ajrore kudo në Ukrainë”, tha ajo.

Zyrtarët amerikanë thonë se po planifikojnë të dërgojnë një bateri të mbrojtjes ajrore raketore Patriot në Ukrainë, për ta ndihmuar kundër sulmeve ajrore ruse, por asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë. Rusia e ka dënuar veprimin e paralajmëruar të Shteteve të Bashkuara dhe e ka cilësuar një provokim që rrit përfshirjen e SHBA-së në konflikt.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika