Kuvendi mban seancë plenare

Të premten e 23 dhjetorit. Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me ç'rast do të shqyrtohen projektligjet për anti dopingun, për Bujqësi dhe zhvillim rural, për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe të tjerë

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës në ora 11:00, të premten e 23 dhjetorit.

Seanca plenare do të ketë në rend dite shqyrtimin e Projektligjit për anti dopingun, për Bujqësi dhe zhvillim rural, për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, për Zhvillimin Rajonal të Balancuar, për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore dhe të tjera.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/l-152 pёr anti dopingun,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
  11. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,
  12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

Kuvendi i Kosovës në seancën e 22 dhjetorit ka miratuar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Për këtë projektligj votuan, gjithsej, 64 deputetë, ku prej tyre 63 pro dhe një abstenim.

Njëherit, Kuvendi ka miratuar edhe Ligjin për Zyrtarët Publikë. Për këtë projektligj votuan, gjithsej, 62 deputetë, 58 ishin pro, ndërsa katër ishin abstenime.

 

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika