Themeluesi i FTX-it lirohet në arrest shtëpiak me një garanci prej 250 milionë dollarësh

Themeluesi i FTX-it, Sam Bankman-Fried, u lirua me kusht dhe me një shumë garancie prej 250 milionë dollarësh, njofton BBC

Sam Bankman-Fried u urdhërua të lirohet me kusht, 250 milionë dollarë

Ish-shefi i shkëmbyesit të kolapsuar të kriptovalutave “FTX”, Sam Bankman-Fried, do të përballet me arrest shtëpiak ndërsa pret gjykimin në SHBA nën akuzat se ka mashtruar klientët dhe investitorët e shkëmbimit të kriptomonedhave.

Gjykatësi amerikan tha se ish-miliarderi 30-vjeçar mund të lirohet te prindërit e tij me një garanci prej 250 milionë dollarësh, raportoi BBC-ja të premten.

Në seancën dëgjimore, Bankman-Fried nuk e pranoi apo mohoi fajin.

Ai më parë është distancuar nga akuzat, të cilat kanë tronditur të gjithë industrinë e kriptove.

“Unë nuk kam kryer mashtrim me vetëdije. Nuk mendoj se kam kryer mashtrim. Nuk doja që të ndodhte asgjë nga kjo. Sigurisht që nuk isha aq kompetent sa mendoja se isha”, ka thënë ai për BBC-në.

Dy nga kolegët më të afërt të Bankman-Fried u deklaruan fajtorë për mashtrim të mërkurën dhe po ndihmojnë me hetimin.

Prokurorët federalë në New York kanë akuzuar Bankman-Fried për përdorimin e paligjshëm të depozitave të klientëve të bëra në “FTX” për të financuar firmën tjetër të tij kripto, “Alameda Research”, për të blerë prona dhe për të bërë miliona dollarë donacione politike.

Në një konferencë shtypi javën e kaluar, ata e përshkruan atë si “një nga mashtrimet më të mëdha financiare në historinë e SHBA-së”, duke shpallur tetë akuza penale, duke përfshirë mashtrimin me telegram, pastrimin e parave dhe shkeljet e financimit të fushatës. Rregullatorët financiarë kanë ngritur edhe akuza civile.

Bankman-Fried kaloi nëntë ditë në burg në Bahamas përpara se të vendoste që të mos e kundërshtonte ekstradimin në SHBA.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika