Osmani uron besimtarët e krishterë për Ditën e Krishtlindjeve: Të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë për Ditën e Krishtlindjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Krishtlindjeve të shtunën e 24 dhjetorit.

Presidentja Osmani ka thënë se kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.

“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t’i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja!”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka përcjellur mesazhin që “të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë”.

“Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t’i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja! Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë! Për shumë mote, Gëzuar!”, ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Facebook.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika