Tahiri për riemërimin e Vitisë: Nuk do të ketë ditë të mira për shëndetësinë edhe për një kohë

Abelard Tahiri i PDK-së, ka thënë se riemërimi i Arben Vitisë në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk do të sjellë përmirësime në këtë sektor

Abelard Tahiri, PDK dhe Arben Viti, minister i Shendetesise

Riemërimi i Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk i ka pëlqyer shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai tha se Vitia është mbajtur mend vetëm për “strehimin pas videove me mesazhe durimi, kur pandemia rrezikonte jetën e qytetarëve”.

Sipas Tahirit, sektori i shëndetësisë nuk do të ketë përmirësime me Vitinë në krye të saj.

“Ditë të mira për shëndetësinë, siç duket nuk do të ketë edhe për një kohë. A për mafinë e shëndetësisë, me gjasë ky durim prej tre muajsh ia paska vlejtur”, ka shkruar Tahiri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim që Arben Vitia të jetë përsëri ministër i Shëndetësisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili e kishte lënë këtë post për të garuar për të parin e kryeqytetit, ishte duke punuar në një ordinancë private.

Vitia i kishte humbur zgjedhjet për të parin e kryeqytetit në balotazh kundër kryetarit aktual, Përparim Rama.

Ndërkohë, pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga Ministria e Shëndetësisë, ky post kishte mbetur pa ministër për plot 79 ditë.

Ky sektor është kritikuar më së shumti nga partitë opozitare, gazetarët dhe shoqëria civile.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika