LDK-ja kërkon nga kushtetuesja interpretimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kanë kërkuar që ligji në tërësi të shpallet antikushtetues

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, të miratuar së fundi në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kanë kërkuar që ligji në tërësi të shpallet antikushtetues.

Gashi tha se e vlerësojnë se, edhe në përmbajtje, edhe në frymë, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe sipas tij është shkelje e procedurave dhe e rregullave të Kuvendit të Kosovës.

“Vlerësojmë se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, është në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës që është Marrëveshja për Stabilizim Asociimin dhe po ashtu është në kundërshtim me ligjet e tjera. Prandaj vlerësojmë se edhe në përmbajtje edhe në frymë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, po ashtu është edhe në shkelje të procedurave dhe rregullave të Kuvendit të Kosovës. Prandaj ne vlerësojmë që ky ligj vendimi për këtë ligj që do të merret nga Gjykata Kushtetuese do të jetë që ligji është antikushtetues”, tha Gashi shkruan KP.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika