EULEX mirëpret uljen e tensioneve në Veri, thotë se po monitoron nga afër rastin e Pantiq

Përmes një komunikate, EULEX ka thënë se monitorimi i rastit të Pantiq po ndodh për të vlerësuar trajtimin e rastit nga Policia e Kosovës, dhe se që nga dita e parë ka mbështetur institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës, në ruajtjen e stabilitetit të saj dhe sigurisë së saj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in

Zyra e EULEX-it

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mirëpritur uljen e tensioneve në pjesën Veriore të Kosovës dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në katër komunat veriore, gjersa ka theksuar se po monitoron nga afër rastin e Pantiq.

Përmes një komunikate, EULEX thotë se monitorimi i rastit të Pantiq, po ndodh për të vlerësuar trajtimin e rastit nga Policia e Kosovës.

“Në përputhje me mandatin e tij, i cili parasheh një monitorim të fuqishëm të gjithë zinxhirit të drejtësisë, EULEX-i është duke e monitoruar nga afër edhe rastin e D.P. për të vlerësuar se si është duke u trajtuar ky rast nga autoritetet e Kosovës”, ka deklaruar EULEX.

Siç dihet, serbët bojkotuan institucionet e Kosovës më herët këtë vit. Lidhur me këtë, Misioni thotë se EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakuum vetëm pjesërisht përmes pranisë së shtuar në terren.

“Megjithatë, vakuumi i sigurisë dhe i sundimit të ligjit i krijuar pas dorëheqjeve të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit mbështetës serb të Kosovës vazhdon. EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakuum vetëm pjesërisht përmes pranisë së shtuar në terren, por Misioni nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës apo ndonjë autoritet tjetër të sundimit të ligjit. Prandaj, kthimi në marrëveshjet përkatëse të Dialogut që e rregullojnë integrimin në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor është esencial”, thuhet në njoftimin e Misionit.

Gjithashtu, theksohet se që nga dita e parë ka mbështetur institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës, në ruajtjen e stabilitetit të saj dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe njëherit, me KFOR-in. Krahas kësaj, Misioni rëndit rastet për të cilat avokoi.

“Në veçanti, Misioni avokoi për mbrojtjen e të drejtave themelore të D. P. nga autoritetet e Kosovës, lehtësoi transportin e barnave të D.P., kreu dy ekzaminime mjekësore të D. P. më 17 dhe 24 dhjetor, me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, ofroi mbështetje për Policinë e Kosovës për transferimin e D.P. në vendbanimin e tij më 28 dhjetor, pas një kërkese zyrtare të autoriteteve të Kosovës dhe në përputhje me vendimin për vendosjen e D.P. në arrest shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media, ka bërë të ditur arsyet se pse e kanë ndërruar masën e sigurisë për ish-policin e Kosovës, Dejan Pantiq.

Nga Prokuroria Speciale kanë thënë se meqë Pantiq s’ka mundur të dërgohet në paraburgim siç kërkohet me ligj, dhe meqë EULEX-i ka konstatuar gjendjen jo të mirë të tij, atëherë bazuar në aspektin shëndetësor dhe human, kanë propozuar që ai të lirohet në arrest shtëpiak.

Arrestimi i Pantiq nga Policia e Kosovës ka ndodhur të shtunën e 10 dhjetorit, në Jarinjë, ndërsa strukturat paralele dhe kriminale të serbëve nga veriu i Kosovës, po grumbulloheshin dhe po vendosnin barrikada në terren.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika