Stoltenberg: S’ka asnjë tregues se janë ndryshuar planet në Ukrainë, është e rrezikshme të nënvlerësohet Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ende nuk ka asnjë indikator që presidenti rus ka ndryshuar planet e tij në Ukrainë. Sipas tij, është e rrezikshme të nënvlerësohet Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të ishte e rrezikshme të nënvlerësoheshin ambiciet e Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin në mes të luftës në Ukrainë.

Ai ka theksuar se nuk ka asnjë indikator që presidenti rus ka ndryshuar planet e tij.

“Ata kanë treguar një gatishmëri të madhe për të toleruar humbjet dhe vuajtjet”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë biznesi në Norvegji, shkruan Reuters.

“Nuk kemi asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar planet dhe synimet e tij në Ukrainë. Pra, është e rrezikshme të nënvlerësosh Rusinë”, shtoi Stoltenberg.

Ndryshe, Stoltenberg ka thënë se vendet perëndimore duhet të jenë të përgatitura për të ofruar mbështetje afatgjate për Ukrainën.

Kjo për shkak se, sipas tij, Rusia nuk po tregon shenja të heqjes dorë nga agresioni i saj në Ukrainë.

Stoltenberg ka theksuar se mbështetja ushtarake do të siguronte mbijetesën e Ukrainës si një vend sovran.

Pos kësaj, do ta detyronte Rusinë të ulet dhe të negociojë për t’i dhënë fund luftës.

“Programi i mobilizimit të pjesshëm të Rusisë, i urdhëruar në shtator, tregoi se Moska nuk kishte dëshirë për t’i dhënë fund luftës aktualisht”, ka thënë Stoltenberg për programin e Radio 4 World at One.

“Forcat ukrainase patën vrullin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar”, shtoi Stoltenberg.

Siç ka potencuar ai, e gjithë kjo tregon se ata janë të përgatitur për të vazhduar luftën dhe gjithashtu përpiqen të fillojnë një ofensivë të re.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika