KFOR-i ia refuzon Serbisë kërkesën për kthimin e trupave serbe në Kosovë

Foto ilustruese, trupa të KFOR-it dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se KFOR-i ia ka refuzuar kërkesën Serbisë, për kthimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë.

Ai shtoi se në shkrimin e tyre të kompozuar me kujdes, janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Por, sipas Vuçiqit, duke iu referuar një pjese të rezolutës 1244, “ata nuk kanë të drejtë të refuzojnë kërkesën e Serbisë”.

“Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e kam marrë edhe unë, ata janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244. Por ata nuk iu referuan një pjese të Rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë”, ka thënë Vuçiq për një medium serb.

Vuçiq shtoi se letrën ia kanë dorëzuar në prag të Krishtlindjes. Ai shton se një përgjigje pozitive në atë ditë, do të ishte mirë, por se mendon se është e papërshtatshme të dërgohet një përgjigje negative në një festë të tillë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika