Suedia thotë se Turqia po kërkon shumë në këmbim të anëtarësimit në NATO

Suedia ka thënë se nuk mund të përmbushë të gjitha kushtet që Ankaraja ka vendosur për mbështetjen e saj për anëtarësim në NATO

Suedia është e bindur se Turqia do ta miratojë kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake të NATO-s, por nuk mund të përmbushë të gjitha kushtet që Ankaraja ka vendosur për mbështetjen e kësaj kërkese.

Kështu ka thënë të dielën e tetë janarit, kryeministri suedez, Ulf Kristersson në një konferencë për media, shkruan VOA.

“Turqia ka konfirmuar se ne kemi bërë atë që kemi thënë se do të bëjmë, dhe gjithashtu kërkon gjëra që ne nuk mund ose nuk duam t’ua japim”, ka thënë ai.

Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje tripalëshe me Turqinë në vitin 2022, duke synuar të kapërcejnë kundërshtitë e Ankarasë për anëtarësimin e tyre në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Dy vendet aplikuan në maj për t’u bërë pjesë e NATO-s, si përgjigje ndaj sulmit rus në Ukrainë, por Turqia kundërshtoi dhe akuzoi këto vende se po strehonin militantë, përfshirë përfaqësues të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e shpallur nga Turqia si një organizatë politike e jashtëligjshme.

Një çështje problematike ka qenë dhe ekstradimi i atyre personave që Turqia i konsideron si terroristë.

Ankaraja shprehu zhgënjimin me një vendim në fund të vitit të kaluar të marrë nga Gjykata e Lartë suedeze për të bllokuar një kërkesë për ekstradimin e një gazetari, me lidhje të dyshuara me klerikun islamik Fetullah Gulen, i fajësuar nga Turqia për tentativë për grusht shteti.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika