Vdes një e moshuar në Kamenicë, dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 83-vjeçare në fshatin Kopernicë të Kamenicës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë, i cili ishte pa mbrojtëse

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e moshuar të hënën, ka vdekur në fshatin Kopernicë të Kamenicës.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se ajo ishte e moshës 83-vjeçare e që dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, i cili ka qenë pa mbrojtëse, kështu duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë, me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35, është njoftuar se një person në fsh.Kopernicë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, i cili ka qenë pa mbrojtëse, duke pësuar lëndime vdekjeprurës”.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Vdekje aksidentale”. Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika